POLITIKË /

“Mirë Muli, po ti pse nuk reagon për grate?”, Jul Deda kritikon Albana Vokshin pas videos së sherrit në PD

Vokshi mban postin e kryetares së Forumit të Gruas në PD.

Shkruar nga Versus
“Mirë Muli, po ti pse nuk reagon për grate?”, Jul Deda
Julian Deda dhe pjesë nga videoja e edituar prej tij

Aktori dhe aktivisti i djathtë Julian Deda, ka reaguar ashpër për përplasjen që ka ndodhur në Degën e PD në Kamëz, mes Sekretarit Flamur Noka dhe një zonje demokrate, e cila kërkonte llogari për situatën ku ndodhet partia.

Aktori Julian Deda, i cili njihet edhe për aktivizimin e tij në Partinë Demokratike ka reaguar ashpër lidhur me një video të publikuar në rrjetet sociale ku Flamur Noka shfaqet duke debatuar me një prej anëtareve e cila kërkonte llogari për situatën ku ndodhet PD.

Ndërsa kritikon Nokën për sjelljen e tij sikur të ishte “pronar i partisë”, Jul Deda ngre pikëpyetjen përse nuk ka reaguar Albana Vokshi e cila mban postin e Kryetares së Forumit të Gruas në Partinë Demokratike.

“Mirë Muli, që kujton se është pronar i partisë dhe tenton ti mbyllë gojën dhe pastaj i tregon derën nje zonjë, e perseris një zonjë, një gruaje, vetëm se ajo po thotë të vërtetën, po Albana që duhet te jetë në mbrojtje të grave demokrate, pse nuk reagon? Ncnccncncncncnncncn...!”- shkruan aktori në reagimin e tij. Versus.al

 

Poll