AKTUALITET /

Tragjedi në Durrës, çifti i turistëve ganezë bien në det gjatë manovrave me motor uji! Humb jetën i riu, 31 vjeçarja në gjende të rëndë

Shkruar nga Versus

Tragjedi në Durrës, çifti i turistëve ganezë bien

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Durrësit, ku dy turistë nga Gana kishin rënë nga motori i ujit si pasojë e manovrave të rrezikshme në det. Për pasojë humbi jetën 34 vjeçari S.O, banues në Angli. Ndërsa partnerja e tij, V.B 31 vjeçe u transportua në spital në gjendje të rëndë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën pranë Shkëmbit të Kavajës, ku turistët mbetën në det për orë të tëra.

Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Versus.al

Poll