AKTUALITET /

Qëndroi në SPAK për 50 minuta, Tom Doshi: Siç ka thënë edhe Erion Veliaj, kolegët...

Shkruar nga Versus

Qëndroi në SPAK për 50 minuta, Tom Doshi: Siç ka

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi u paraqit ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për herë të dytë. Doshi qëndroi brenda SPAK për rreth 50 minuta, ndërsa ende nuk dihet saktësisht se për cilën çështje bëhet fjalë.

I pyetur nga gazetarët për arsyen e paraqitjes, Doshi u shpreh shkurt: S’ka lidhje me mua.

Teksa gazetarët insistuan për ta ditur arsyen e thirrjes së tij, kreu i PSD u përgjigj duke përdorur shprehjen e ish-kryebashkiakut të Tiranës: “Siç ka thënë Erion Veliaj, kolegët të thërrasin edhe për çështje që nuk kanë lidhje me ty".

Për herë të parë, Doshi u paraqit në SPAK më 24 shkurt të këtij viti ku u pyet nga hetuesit për rreth 90 minuta, ndërsa tha se çështja lidhej me zgjedhjet e zhvilluara në Rrogozhinë gjatë vitit 2023 duke shpjeguar se një prej personave që kishte takuar, kishte qenë në përgjim nga SPAK. Versus.al

Poll