
Familja Mekolli në Lozhan është në zi pasi humbi mëngjesin e sotëm gjatë kryerjes së detyrës, djalin e saj 34-vjeçar, babai i një të mituri.
Dhimbja për humbjen e Eneas është e madhe, por duket se fatkeqësia e ka goditur dy herë këtë familje, në mënyrë të pamëshirshme.
Sic mësohet nga informacionet në fshat, kjo është humbja e dytë e rëndë për prindërit e Eneas, pasi vite më parë, një djalë, edhe ai efektiv policie humbi jetën si pasojë e sëmundjes së leuçemisë.
Enea Mekolli, vetëm 34-vjeç, babai i një vogëlushi të vogël, ra sot dëshmor i atdheut në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, gjatë një operacioni policor për arrestimin e të shumëkërkuarit Violand Braçellari.
Në përpjekje për të vënë në pranga një të arratisur nga drejtësia, plumbat i morën jetën policit 34-vjeçar, duke i prerë në mes ëndrrat dhe jetën që kishte përpara.Versus.al

