Një ngjarje tragjike është shënuar këtë të diel në plazhin e Durrësit, ku një turiste 66-vjeçare nga Bosnja dhe Hercegovina ka humbur jetën si pasojë e mbytjes aksidentale në det.
Sipas Policisë, viktima është S. T., e cila ndodhej për pushime në Shqipëri. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30, në lagjen nr. 13, një nga zonat më të frekuentuara të qytetit bregdetar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të dokumentuar rrethanat e plota dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të mbytjes. /Versus.al







