Durrës- Një 51 vjeçar i identifikuar si Skedilajt Xhametaj, është arrestuar nga policia pas një incidenti të ndodhur në “Shkëmbin e Kavajës” ku një turist belg u rrëzua nga skafi.
Xhametaj si pronar i skafit akuzohet se i ka dhënë belgut mjetin lundrues pa patur patentë të posaçme si dhe dha deklaratë të rreme për rastin.
Shtetasi belg H. K që u dëmtua gjatë manovrave me mjetin lundrues, vijon të jetë në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. Versus.al







