AKTUALITET /

U ekzekutua nga pronari i hotelit në Dhërmi, gjendet trupi i pajetë i recepsionistit

Trupi i pajetë i recepsionistit Eraldo Nevruzi është gjetur në një gurore pranë fshatit Vuno.

Shkruar nga B.V
U ekzekutua nga pronari i hotelit në Dhërmi, gjendet trupi i
Viktima, Eraldo Nevruzi dhe autori Gerald Shehu

Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në hotelin “Greccia” në Dhërmi ku pronari i hotelit Gerald Shehu ekzekutoi me dy plumba në kokë recepsionistin Eraldo Nevruzi, trupi i këtij të fundit është gjetur në një gurore në Vuno.

Gerald Shehu bashkëpronar i hotelit “Grecce” ka qëlluar Eraldo Nevruzin me armë zjarri rreth orës 01:00 të së mërkurës. Ngjarja ka ndodhur në një prej dhomave të stafit pas një sherri mes të dyve. Më pas dy punonjësit e hotelit, Daniel Qose dhe David Larti kanë ndihmuar pronarin e hotelit që të fuste në makinë trupin e pajetë të recepsionistit.

Shehu e ka hedhur trupin në gurore më pas ka kaluar drejt Greqisë në pikën kufitare në Qafë Botë për t’u arrestuar disa orë më pas në aeroport. Disa prej pistave të hetimit janë konfliktet e mëparshme që viktima dhe autori mund të kishin pasur në Angli ku edhe kishin jetuar më herët. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: