
Arlinda Pogaj, është liruar sot nga detyra e saj si drejtuese e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP). Nëpërmjet një deklarate, Pogaj e konsideron “privilegj” postin e mbajtur për drejtimin e këtij institucioni që sipas saj është konsoliduar nga e para përgjatë mandatit të saj duke fituar besimin e institucioneve publike në vend.
“Gjate ketij rrugëtimi, OBP arriti te kryeje 1,649 procedura prokurimi, duke gjeneruar rreth 42 milione euro kursime per buxhetin e shtetit. U sherbyem 242 institucioneve publike, perfshire spitalet, qendrat sociale, institucionet e ekzekutimit te vendimeve penale, institucionet e ushtrise, te policise dhe shume institucione te tjera me rendesi te vecante per qytetaret dhe shtetin shqiptar"- shkruan Pogaj teksa bën një lloj pasqyrimi të atyre që i konsideron si arritje të institucionit. Ndërkohë nuk dihen ende arsyet e shkarkimit të saj nga posti.
Një muaj më parë, në media u raportua sesi Pogaj kishte hapur 7 procedura të mëdha tenderimi të lidhura me mirëmbajtjen e sistemeve elekronike shtetërore, me një fond total deri në 7.6 miliardë lekë me TVSH. Këto procedura ngritën shqetësime lidhur me mungesën e transparencës sa i takon afatit të zhvillimit të tenderave me shuma të majme nga buxheti i shtetit. Versus.al

