
Aksidenti i ndodhur ditën e djeshme në Ksamil ku humbi jetën 22 vjeçari, Albiano Kreçi, ka tronditur opinionin publik, duke qenë se u publikuan edhe pamjet kur i riu ishte me shpejtësi të lartë në momentin kur u përplas me skafin e policisë.
Por detaje të reja bëjnë me dije se 22 vjeçari ka qenë i diagnostifikuar me diabet që prej moshës 15 vjeçare dhe 2 vitet e fundit merrte insulinë.
Edhe dje, pak para momentit tragjik të ndodhur rreth orës 18:30, i ndjeri kishte marrë insulin para se të hipte në mjetin lundrues.
Sipas bluzave të bardha, kjo gjë ka ndikuar në humbjen e kontrollit nga ana e 22 vjeçarit i cili ishte djali i vetëm në familje. Versus.al


