AKTUALITET /

13 akuza për 5 vepra penale, mbahet sot seanca e parë në themel për Erion Veliajn

Kryebashkiaku ka kërkuar transmetimin live të seancës.

Shkruar nga Versus
13 akuza për 5 vepra penale, mbahet sot seanca e parë në themel
Erion Veliaj

Në Gjykatën e Posaçme pritet të mbahet sot seanca e parë e gjyqit në themel për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj i cili mbahet i arrestuar që prej 10 shkurtit të vitit 2025. Gjithashtu pjesë e këtij gjykimi janë edhe të pandehur të tjerë të cilët kanë kërkuar gjykim norma.

GJKKO urdhëroi prokurorin e çështjes Ols Dado që t’i çonte Veliajt në qelinë e paraburgimit edhe mijëra faqe të tjera të akteve hetimore të cilat kryebashkiaku pretendonte se nuk i ishin vënë në dispozicion.

Një tjetër kërkesë e Erion Veliajt që vijon të refuzohet nga gjykata është transmetimi i seancës nga mediat. Ndaj kryebashkiakut rëndojnë 13 akuza për 5 vepra penale. Versus.al

Poll