Janë publikuar pamjet e momentit të aksidentit tragjik të ndodhur dje në Ksamil që i mori jetën 22 vjeçarit Albiano Kreçi.
Videoja tregon momentin kur i riu po drejtonte një mjet lundrues me shpejtësi të lartë dhe u përplas me skafin e policisë kufitare që ndodhej i stacionuar rreth 400 metra larg bregut të detit.
22 vjeçari mori plagë të rënda nga përplasja dhe pavarësisht përpjekjes së mjekëve ai nuk arriti të mbijetonte. Versus.al

