BOTA /

Diaspora i jep shumicën Kurtit, Vetëvendosja siguron 52 mandate në Kuvend

Vetëvendosje ka marrë 45.89 për qind si partia e parë, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës si forcë e dytë ka rënë në 19.96%.

Shkruar nga Versus

Diaspora i jep shumicën Kurtit, Vetëvendosja siguron 52 mandate

Pas zgjedhjeve të treta të jashtëzakonshme, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të sigurojë 52 ulëse në Kuvend nga numërimi i më pak se 50 mijë votave nga votimi me postë dhe i 22 mijë të votave nëpër përfaqësi diplomatike. Në fund kanë mbetur edhe rreth 35 mijë zarfe të ardhura me postë e rreth 11 mijë me vota me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Në rezultatet e përgjithshme, Vetëvendosje ka marrë 45.89 për qind si partia e parë. Partia Demokratike e Kosovës ka rënë në 19.96 për qind. Lidhja Demokratike është e treta me 17.04 për qind dhe Aleanca e katërta me 6.89 për qind. Në ulëse deri tash, VV-ja ka marrë 52 ulëse, PDK-ja 22, LDK-ja 19 e AAK-ja 7.

Në rezultatet paraprake, VV-ja si parti e parë i mori 42.96% apo 48 ulëse, ndërsa në përfaqësi diplomatike më shumë se 83 për qind. Në votat me postë, ajo mori 70.26. 

Sipas zhvillimeve, nëse janë edhe 40 mijë vota për numërim, ndryshimet janë zor të projektuara. Që VV-ja të marrë edhe një ulëse i duhet të mbajë kuotën prej më shumë se 70 për qind në numërimin me postë dhe të votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Ulëset në Kuvend ndahen me formulën D’Hondt. Pas zgjedhjeve të mbajtura më 7 qershor, duhet të konstituohet Kuvendi si dhe të zgjidhen edhe presidenti e edhe Qeveria. Për shumicën në Kuvend dhe për formimin e Qeverisë duhen 61 vota, e për presidentin kuorum prej 80 deputetësh në dy raundet e para. Versus.al

Poll