
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të fokusohen tashmë në luftën në Ukrainë, pas arritjes së marrëveshjes me Iran.
Deklarata u bë gjatë një komunikimi të shkurtër për mediat përpara takimit dypalësh me presidentin francez Emmanuel Macron.
Trump përshëndeti marrëveshjen kornizë me Iranin dhe theksoi se administrata e tij do të rikthejë vëmendjen te përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës.
Sipas tij, së fundmi janë zhvilluar biseda edhe me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe presidentin rus Vladimir Putin, të cilat i ka cilësuar si pozitive dhe me potencial për negociata të mëtejshme.
“Patëm një bisedë shumë të mirë dje me Presidentin Zelensky dhe Presidentin Putin… mendoj se të dy janë të hapur për këtë,” u shpreh Trump.
Sipas tij, tani që çështja me Iranin është drejt zgjidhjes, SHBA-të do të përqendrohen në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

