AKTUALITET /

EMRI/ Zbulohet identiteti i viktimës nga përplasja me skafin e policisë në Ksamil. Detaje nga aksidenti i rëndë

Sipas informacioneve paraprake, viktima ishte me mjetin lundrues jetski kur është përplasur me skafin e Policisë Kufitare të Sarandës

Shkruar nga Versus

EMRI/ Zbulohet identiteti i viktimës nga përplasja me skafin e

Viktima e aksidentit të rëndë mbrëmjen e sotme në Gjirin e Ksamilit është 22-vjeçari Albiano Kreçi, banor i Ksamilit

Sipas informacioneve paraprake, viktima ishte me mjetin lundrues jet ski kur është përplasur me skafin e Policisë Kufitare të Sarandës.

Mësohet se deri tani ambulancat kanë transportuar të paktën dy persona drejt Urgjencës së Spitalit të Sarandës.

Forca të shumta policie dhe shërbimet e emergjencës janë angazhuar në zonë.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 18:30, në Ksamil, shtetasi A. K., rreth 22 vjeç, banues në Ksamil, duke lundruar në det me një mjet lundrues tip jet ski (makinë lundruese), dyshohet se, si pasojë e lundrimit me shpejtësi, është përplasur me skafin e Policisë Kufitare, i cili ishte i stacionuar (i ndaluar) rreth 400 metra larg bregut, në monitorim të hapësirës detare.

Si pasojë e përplasjes, u dëmtua drejtuesi i mjetit lundrues, i cili u nxor menjëherë nga deti nga punonjësit e Policisë dhe drejtues të tjerë të mjeteve lundruese që ndodheshin në zonë, dhe u transportua me urgjencë në spital, por, si pasojë e dëmtimeve të marra, humbi jetën.

Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes".

Poll