
Bordi i Transparencës ka miratuar sot çmimet e reja të karburantit në Shqipëri.
Prej orës 14:00 të së martës, nafta do të tregohet me 180 lekë për litër, duke shënuar rënie me 3 lekë. Gjithashtu rënie ka shënuar edhe çmimi tavan i benzinës që do shitet nga sot 168 lekë për litë, 2 lekë më pak se vendimi i fundit.
Këto çmime do të jenë në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit. Versus.al

