
Një ngjarje e rëndë është raportuar në bregdetin e Shëngjinit, ku katër të rinj që kishin hyrë për t’u larë në det janë përballur me dallgë dhe rryma të forta.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ata janë tërhequr nga dallgët teksa po laheshin në zonën e "Ranës së Hedhun", duke u gjendur në vështirësi serioze.
Dyshohet se ka viktima, por ende nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet për të konfirmuar detajet e ngjarjes.
Forcat e kërkim-shpëtimit dhe policia janë në terren dhe pritet të dërhyjnë për të sqaruar situatën dhe për të asistuar në gjetjen e personave të përfshirë. Versus.al

