AKTUALITET /

U kap me telefon në timon dhe tentoi të korruptonte policin me 500 lekë, e pëson i riu në Durrës

Shkruar nga Versus

U kap me telefon në timon dhe tentoi të korruptonte policin me 500

Gjatë patrullimit me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit i bënë shenjë ndalimi, në Rrugën e Doganës, automjetit me drejtues E. H., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap duke përdorur celularin.

Për të shmangur masën administrative për këtë shkelje, ai iu ka ofruar punonjësve të Policisë, një shumë lekësh.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për 28-vjeçarin, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll