AKTUALITET /

U pengua duke lëvizur me motomjetin elektrik/ Aksidenti tragjik në Tiranë, ja çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

Një aksident tragjik në Tiranë shkaktoi vdekjen e 72-vjeçares Athina Bushi, e përplasur nga një autobot i UKT ndërsa lëvizte me motoçikletë elektrike; drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe hetimet për rrethanat vijojnë.

Shkruar nga Versus
U pengua duke lëvizur me motomjetin elektrik/ Aksidenti tragjik në
Pamje nga vendngjarja

Një aksident me pasoja tragjike ndodhi mesditën e së martës në Tirana, ku një autobot i UKT përplasi një grua 72-vjeçare, e cila lëvizte me motoçikletë elektrike në Bulevardi Gjergj Fishta, në zonën e ish-ekspozitës.

Si pasojë e përplasjes, Athina Bushi humbi jetën në vend. Drejtuesi i autobotit, një 52-vjeçar, u shoqërua në polici për veprime të mëtejshme hetimore.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se gruaja është penguar gjatë lëvizjes me motomjetin elektrik dhe ka rënë në rrugë, ku më pas autoboti e ka përplasur me rrotat e pasme.

Drejtuesi i mjetit nuk ishte nën efektin e alkoolit dhe ka pohuar se nuk e pa të moshuarën në momentin e rënies.

Në reagimin e saj, UKT shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimës dhe deklaron se po ndjek me seriozitet zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit fatal.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e shkaqeve dhe përgjegjësive lidhur me këtë ngjarje tragjike./Versus.al

Momenti i trishtë kur bashkëshorti i viktimës sheh trupin e pajetë të gruas së tij: 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 

 

Poll