
Një ngjarje shumë e rëndë tronditi kryeqytetin mesditën e sotme ku një autobot me ujë i UKT-së përplasi për vdekje një grua që lëvizte me motoçikletë. Pamjet tregojnë momentin kur bashkëshorti i së ndjerës mbërrin në vendngjarje dhe shpërthen në lot pasi sheh trupin e pajetë në asfalt.
Pas ngjarjes, familjarët e të ndjerës të trishtuar dhe të tronditur po ngushëllonin njëri tjetrin. Ndërsa shoferi i autobotit shihet duke qëndruar përballë tyre pa lëvizur. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të tragjedisë. Dyshohet se shkak mund të jetë bërë shpejtësia e madhe e autobotit. Versus.al


