AKTUALITET /

Tritoli në makinën e Klosit/ Kthesë në hetime, urdhri nga burgu ishte porosi e dikujt tjetër

Sabah Nuzi, i paraburgosur në burgun e Fushë Krujës ka deklaruar se nuk kishte njohje personale me personin të cilit iu vendos tritoli.

Shkruar nga Versus
Tritoli në makinën e Klosit/ Kthesë në hetime, urdhri nga
Oltjon Klosi

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me tritolin e shpërthyer në mjetin e Oltjon Klosit më 10 mars në Tiranë. Dje policia njoftoi se kishte ekzekutuar 7 masa arresti ,esm të cilëve edhe i paraburgosuri Sabah Nuzi i cili dyshohet se e kishte urdhëruar ngjarjen nga burgu i Fushë Krujës ku mbahet për vrasjen e Klevis Lleshit në vitin 2020.

Fillimisht u raportua se Nuzi kishte patur konflikt me Klosin për një borxh prej 15 mijë eurosh të pashlyer në Spanjë, por dinamika ka ndryshuar për shkak se i burgosuri deklaroi se nuk ka patur njohje personale me Klosin.

Kështu la të kuptohet se vendosja e tritolit ka qenë porosi e një tjetër personi. Versus.al

Poll