
Lezhë- Është zbardhur ngjarja e ndodhur dy ditë më parë në lagjen “Besëlidhja” ku iu vendos tritol makinës së agjentit të krimeve Gentjan Gjetja. Policia ka arrestuar autorin Fatjon Rrika, një 32 vjeçar me precedentë penalë në Itali për vjedhje me armë.
Pamjet filmike zbuluan sesi Rrika kishte përdorur një ciklomotor për t’u larguar nga vendngjarja. Me të njëjtin mjet u kap nga policia në fshatin Zhejë të Kurbinit, ndërsa u procedua penalisht edhe babai i tij N.Rr, 66 vjeç pasi në banesën e tij u gjet një armë gjahu pa leje.
Dyshohet se edhe një person tjetër ka bashkëpunuar me autorin për vendosjen e tritolit dhe policia po punon për kapjen e tij. Versus.al


