AKTUALITET /

VIDEO/ “Fitonim deri në 2 milionë dollarë në javë me trafikun e armëve në Gërdec’, rishfaqet Efraim Deviroli: Sot kam kompani investimesh financiare

Trafikanti amerikan i armëve, pranon në intervistë se personazhi i interpretuar nga aktori Jonah Hill është bazuar tek ai.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ “Fitonim deri në 2 milionë dollarë në javë

Shfaqet sërish Efraim Diveroli, një prej personazheve kryesorë në trafikun me fishekët në Gërdec, ku nga shpërthimi në fabrikë humbën jetën 26 punëtorë.

Trafikanti amerikan i armëve, historia e të cilit u kthye më vonë në filmin hollivudian “War Dogs”, pranon në intervistë se personazhi i interpretuar nga aktori Jonah Hill është bazuar tek ai.

“A e ke parë ‘War Dogs’? Ai jam unë”, thotë Diveroli në nisje të bisedës.

Diveroli drejtonte kompaninë “AEY Inc.”, e cila fitoi një kontratë prej 298 milionë dollarësh nga Pentagoni për furnizimin e ushtrisë afgane me municione. Hetimet zbuluan se municionet kineze, të ndaluara nga embargo amerikane, ripaketoheshin në Shqipëri përmes skemave që lidhen me fabrikën e demontimit në Gërdec.

Shpërthimi i 15 marsit 2008 në këtë fabrikë shkaktoi 26 viktima, qindra të plagosur dhe shkatërrimin e dhjetëra banesave, në atë që konsiderohet një nga tragjeditë më të rënda në vend.

Në përgjimet e publikuara pas ngjarjes, Diveroli përmendte ish-kryeministrin Sali Berisha dhe djalin e tij, Shkëlzen Berisha, duke pretenduar se ata kishin dijeni dhe ndikim në aferë.

“Kjo gjë ka shkuar shumë lart, deri te Kryeministri dhe djali i tij… kjo mafia është shumë e fortë për mua”, shprehej ai në një prej bisedave me biznesmenin Kosta Trebicka.

Më pas, ashtu si disa personazhe të tjerë të përfshirë në dosje, edhe Diveroli u tërhoq nga deklaratat, duke pretenduar se kishte gënjyer. Sali Berisha dhe Shkëlzen Berisha i kanë mohuar vazhdimisht akuzat.

Në intervistën e fundit, Diveroli flet për milionat që qarkullonin në biznesin e armëve.

“Në një moment fitonim 2 milionë dollarë në javë”, deklaron ai, ndërsa shton se filmi “Ëar Dogs” e portretizoi gabim si “një mashtrues”..

Ai pranon gjithashtu se kreu katër vite burg në SHBA për aferën, ndërsa sot thotë se drejton një kompani investimesh financiare.

Intervista

Gazetari: Çfarë bën për të jetuar?

Efraim Diveroli: A e ke parë “Ëar Dogs”?

Gazetari: Po, sigurisht.

Efraim Diveroli: Ai jam unë.

Gazetari: Kush?

Efraim Diveroli: Jonah Hill më luan mua.

Gazetari: Vërtet?

Efraim Diveroli: Po.

Gazetari: Si e ke emrin?

Efraim Diveroli: Efraim Diveroli.

Gazetari: Uau. “Ëar Dogs” është në fakt një nga filmat e mi të preferuar. A të bezdis nëse të bëj disa pyetje për filmin? Për çfarë është e saktë dhe çfarë jo?

Efraim Diveroli: Vazhdo.

Gazetari: Çfarë mendon se kanë bërë saktë? Dhe ku mendon se gabuan?

Efraim Diveroli: Historia u tregua nga këndvështrimi i një personi me të cilin pata një prishje marrëdhëniesh, fatkeqësisht. Prandaj nuk mendoj se ishte një karakterizim i saktë.

Sigurisht që gjithçka u ekzagjerua dhe ndodhën shumë gjëra të çmendura. Më portretizuan si një tip mashtrues, si dikush që kishte vetëm një hile. Por në realitet, unë kam bërë 150 kontrata me qeverinë. U auditova për gjashtë muaj para se të merrja atë kontratë.

Gazetari: Meqë ra fjala, a e padite “Ëar Dogs”?

Efraim Diveroli: Po.

Gazetari: Sa para fitove nga kjo?

Efraim Diveroli: Nuk mund ta zbuloj shumën, por ishte një shumë e konsiderueshme.

Gazetari: Në atë kohë, ti ishe trafikanti më i ri i armëve në histori, apo jo?

Efraim Diveroli: Gjoja.

Gazetari: Sa para fitove duke bërë atë punë?

Efraim Diveroli: Në një moment po fitonim 2 milionë dollarë në javë.

Gazetari: Çfarë të frymëzoi në atë biznes? Dhe çfarë pe ti që të tjerët nuk e panë?

Efraim Diveroli: Ishte një mundësi unike. Nuk kishte shumë njerëz në atë lojë në atë kohë, si të thuash.

Gazetari: Sepse kur isha 21 vjeç, gjithçka që më interesonte ishte basketbolli dhe të ndiqja vajzat. Kur ti ishe 21 vjeç, çfarë të shtyu të doje të bëheshe tregtar armësh?

Efraim Diveroli: Edhe unë bëja pak qejf. Xhaxhai im kishte diçka si dyqan armësh. Mua më pëlqenin shumë armët dhe kjo më tërhoqi. U lidha pas asaj bote. Dhe isha i zoti në atë që bëja.

Gazetari: Dhe më pas, fatkeqësisht, përfundove për pak kohë në burg për shkak të kësaj, apo jo?

Efraim Diveroli: Katër vite. Mendoj se gjithë ai miti për “club fed” dhe gjëra të tilla është komplet budallallëk.

Gazetari: Çfarë po bën tani? Dhe cili është hapi tjetër për ty?

Efraim Diveroli: “The Diveroli Investments Group”. Është kompania ime familjare e investimeve. Investojmë shumë në treg, veçanërisht në kompani më të vogla. Marrim edhe role të tipit aktivist në investime.

Gazetari: Dhe pse njerëzit duhet të të besojnë ty me paratë e tyre?

Efraim Diveroli: Askush nuk më ka akuzuar ndonjëherë se i kam humbur qoftë edhe një qindarkë të kuqe dikujt.   Versus.al

Poll