AKTUALITET /

E rëndë / Vrau gruan e më pas i vë flakën shtëpisë, vihet në pranga shqiptari me banim në Ulqin (EMRI)

Ngjarja e rëndë ndodhi në mesnatë në Ulqin ku autori Bashkim Gashi vrau gruan e cila është shtetase e Shqipërisë

Shkruar nga Versus

E rëndë / Vrau gruan e më pas i vë flakën

Një shqiptar me banim në Ulqin u arrestua sot nga policia malazeze pasi dyshohet se ka vrarë bashkëjetuesen e tij dhe më pas i vuri flakën shtëpisë.

Sic raportojnë mediat vendase, ngjarja e rëndë ndodhi në mesnatë ku autori Bashkim Gashi mbeti dhe vetë i lënduar.

Sipas policisë malazeze, gruaja ishte shtetase e Shqipërisë.

“Policia, në një kohë shumë të shkurtër, identifikoi dhe vuri nën kontroll një person i cili, siç dyshohet, gjatë natës kreu veprën penale të vrasjes së rëndë në kurriz të bashkëjetueses së tij, dhe më pas i vuri flakën në vend, në shtëpinë ku jetonin së bashku, në vendbanimin Kodre në Ulqin.

Departamenti i Sigurisë së Ulqinit u njoftua mbrëmë rreth orës 00:30 se kishte shpërthyer zjarr në një ndërtesë banimi, një shtëpi në vendbanimin Kodre. Zyrtarët e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje ku u gjet trupi i pajetë i një personi të panjohur, i identifikuar më vonë si DN (36), shtetase e Shqipërisë”, tha policia.

Trupi i viktimës është dërguar për autopsi mjeko-ligjore në Qendrën Klinike të Malit të Zi, ku do të përcaktohet shkaku i vdekjes. Versus.al

 

Poll