
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi kanë vendosur të mos jenë prezentë personalisht në seancën e GJKKO ku gjyqtarja Flojera Davidhi do të vendosë nëse çështja e njohur si “afera e privatizimit të ish-kompleksit Partizani” do të kalojë për gjykim ose jo.
Ata kanë zgjedhur që në këtë seancë të përfaqësohen nga Sokol Mëngjesi, avokati i cili u dhunua brutalisht nga 4 persona në zonën e ish-bllokut sapo kishte dërguar në kopësht djalin e tij të vogël. Fillimisht dhuna ndaj tij u paraqit si politike nga ana e kreut të PD, Sali Berisha.
Por më pas u zbulua se kishte të bënte me një çështje tjetër gjyësore dhe një konflikt personal të tij me Dritan Nanon pasi ky i fundit nuk e kishte paguar për shërbimin e ofruar.
Ndërkohë, në seancën e GJKKO nuk janë paraqitur as të pandehurit e tjerë për çështjen 'Partizani', Fatmir Bektashi, Andia Pustina dhe Xhimi Begeja. Versus.al








