AKTUALITET /

VIDEO/ Hetim për evazion fiskal dhe kontrabandë Policia bastis postat private Elite Post dhe Expres24

Këto kompani kanë lehtësuar pranimin dhe shpërndarjen e mallrave kontrabandë ose të pa deklaruara, duke shmangur pagesën e taksave dhe duke krijuar kushte për evazion fiskal (neni 180 i Kodit Penal).

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Hetim për evazion fiskal dhe kontrabandë Policia bastis postat

Prokuroria e Tiranës ka hapur hetim penal për evazion fiskal ndaj disa subjekteve që ofrojnë shërbime postare private.

Sipas burimeve të Weblajm, kontrollet e para janë zhvilluar në ambientet e dy kompanive të njohura: Elite Post dhe Expres24 Post.

Gjatë operacionit të përbashkët të Prokurorisë dhe Policisë janë sekuestruar:

sasi të konsiderueshme mallrash të pranuara pa faturë tatimore dhe pa kaluar procedurat doganore
13 milionë lekë në para cash

kompjutera, dokumente dhe materiale të tjera provuese

Këto kompani kanë lehtësuar pranimin dhe shpërndarjen e mallrave kontrabandë ose të pa deklaruara, duke shmangur pagesën e taksave dhe duke krijuar kushte për evazion fiskal (neni 180 i Kodit Penal).

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Njoftimi i Prokurorisë:

Hetime subjekteve që ofrojnë shërbime postare, Prokuroria Tiranë regjistron procedim penal për evazion fiskal për mallrat që shiten pa faturë, sekuestrohen 13 mln lekë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë regjistron procedimin penal nr.156, viti 2026, për veprën penale të evazionit fiskal, të parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal. Pas lejimit nga gjykata, me kërkesë të organit procedues, si rrjedhojë u ushtruan kontrolle në disa subjekte që ofrojnë shërbime postare në kryeqytet. 


Deri më tani, nga kontrollet janë sekuestruar sasi të konsiderueshme mallrash të marra në dorëzim pa fatura tatimore, 13 milionë lekë, si dhe dokumentacion shoqërues, prova që sipas Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, tregojnë paligjshmëri në drejtim të evazionit fiskal, si dhe shuma parash që dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti i paligjshëm.

Hetimet vijojnë për identifikimin e shitësve realë dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë së kundërligjshme./Versus.al

Poll