AKTUALITET /

VIDEO/ Makina përplas 53-vjeçaren, dërgohet me urgjencë në spital

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Makina përplas 53-vjeçaren, dërgohet me urgjencë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme aksin rrugor Lushnjë- Berat në afërsi të fshatit Çiflik.

Raportohet se një automjet tip Benz me targa AA022 PR ka përplasur një kalimtare.

53-vjeçarja Shqiponja Gjoshi është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe është nën kujdesin intensiv të mjekëve fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Policia në vendngjarje po dokumenton rastin dhe po disiplinon trafikun. Sipas të dhënave paraprake 53-vjeçarja ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugën në anën tjetër teksa e ka përplasur automjeti.

Poll