Këto janë momentet e arrestimit të Flordian Mulajt, 33 vjeçarit i cili prej të premtes ishte shpallur në kërkim për vrasjen e shokut të tij Artur Dauti pas një debati që kishin pasur në lokal.
Siç shihet, autori i vrasjes është gjetur i fshehur në një banesë të braktisur në bjeshkë dhe në momentin e arrestimit ka qenë i veshur me veshje ushtarake.
Dyshohet se në momentin që ka vrarë me pistoletë shokun e tij Artur Dautin, i riu ka qenë në gjendje të dehur. Versus.al








