
Tropojë- Ka zgjatur vetëm 2 ditë arratia e autorit të vrasjes së ndodhur në një lokal të fshatit Dojan. Flordian Mulaj, 35 vjeç është arrestuar sot nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për vrasjen me pistoletë të shokut të tij Artur Dauti.
Forcat e policisë e kanë gjetur të fshehur në një banesë të braktisur në bjeshkë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi Mulaj dhe Dauti në gjendje të dehur kanë debatuar me njër-tjetrin. Në atë moment, 35 vjeçari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar ndaj Dautit duke e lënë të vdekur në vend.
Pasi kreu vrasjen, 35 vjeçari ia mbathi nga vendngjarja dhe për kapjen e tij, u nisën drejt Tropojës dy grupe të forcave operacionale të Shkodrës. Materialet proceduriale i kanë kaluar për hetim prokurorisë së Tropojës e cila po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. Versus.al







