AKTUALITET /

VIDEO/ “Pse bëni zhurmë në lokal?” Zbulohet arsyeja pse u dhunua, Genard Hajdini dhe babai i tij!

Në një video të publikuar nga vetë Genardi nga Spitali i Traumës, ai tregon se ndodhet nën kujdes mjekësor pas sulmit dhe se edhe ai është goditur sapo ka mbërritur në vendngjarje për të ndihmuar të atin.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ “Pse bëni zhurmë në lokal?” Zbulohet arsyeja

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës në një lokal në zonën e “Rrugës Bardhyl” në Tiranë, ku u dhunuan rëndë personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Genard Hajdini, dhe babai i tij, Paqësor Hajdini.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 të mëngjesit, kur dyshohet se një konflikt verbal për shkak të zhurmës në lokal ka përshkallëzuar në dhunë fizike. Personat ende të paidentifikuar i janë afruar babait të Genardit duke i thënë “pse bëni zhurmë në lokal?”, dhe më pas kanë nisur ta godasin me grushte.

Në një video të publikuar nga vetë Genardi nga Spitali i Traumës, ai tregon se ndodhet nën kujdes mjekësor pas sulmit dhe se edhe ai është goditur sapo ka mbërritur në vendngjarje për të ndihmuar të atin.

“Na rrahu një person, na bëri peshk fare. Ishte i fortë i dheut. Fajin e kishte baba pak, se foli me zë të lartë. Por ai e krujti vetë. I ra babës me grusht, dhe kur shkova unë, më ra dhe mua. Padi direkte në komisariat”, deklaron Genardi në video.

Policia ka marrë kallëzimet nga të dëmtuarit dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe ndalimin e autorëve. Sipas burimeve, janë marrë kamerat e sigurisë së lokalit dhe po analizohen për të bërë të mundur kapjen e personave përgjegjës.

Grupi hetimor i Policisë së Tiranës po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit që çoi në këtë akt dhune. Deri më tani, nuk ka të arrestuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll