
Në orët e para të mëngjesit të së dielës, në një lokal në “Rrugën Bardhyl” në Tiranë, personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Genard Hajdini, dhe babai i tij, Paqësori, janë dhunuar rëndë nga një person ende i paidentifikuar.
Sipas raportimeve, gjithçka ka nisur rreth orës 01:00, kur agresori është përfshirë fillimisht në një konflikt verbal me të atin e Genardit.
Ky i fundit ka telefonuar menjëherë të birin për ndihmë, por sapo Genardi ka mbërritur në vendngjarje, është sulmuar me grushte, duke pësuar plagë në fytyrë dhe trup.
Pas ngjarjes, Genardi ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shfaqet me hundën e fashuar dhe buzët e përgjakura, duke konfirmuar dhunën dhe gjendjen në të cilën ndodhet./Versus.al







