Influencerja Rexhina Roci ka depozituar padi ndaj tre deputeteve të Partisë Socialiste, Sara Mile, Romina Kuku dhe Zegjine Çaushi, duke i akuzuar për përdorim të paautorizuar të një videoje të saj në rrjetet sociale dhe shkaktim të dëmit psikologjik.
Sipas Rocit, videoja është marrë dhe publikuar nga deputetet pa lejen e saj, gjë që, sipas pretendimeve të saj, ka sjellë reagime të forta në rrjet, përfshirë komente fyese dhe bullizuese.
Ajo shprehet se situata ka rënduar gjendjen e saj psikologjike, duke u përballur me mesazhe të rënda dhe referenca ndaj një ngjarjeje personale të së kaluarës.
Nga ana tjetër, në faqet zyrtare të dy prej deputeteve, Sara Mile dhe Zegjine Çaushi, videoja është shoqëruar me një mesazh kritik ku theksohet se “leksionet kundër bullizmit” nuk mund të jepen nga persona që, sipas tyre, kanë sjellje bullizuese.Versus.al

