AKTUALITET /

Vlorë, zjarr në periferi, flakët rrezikojnë banesat. Zjarrfikësit në vështirësi për shkak të terrenit dhe erës së fortë

Sipas raportimeve nga terreni, flakët janë përhapur në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi, ndërsa situata është rënduar më tej nga era që po favorizon zgjerimin e vatrës së zjarrit.

Shkruar nga Versus

Vlorë, zjarr në periferi, flakët rrezikojnë banesat.

Periferia e qytetit të Vlorë është përfshirë nga flakët, ku zjarri është përhapur me shpejtësi si pasojë e temperaturave të larta dhe erës së fortë, duke rrezikuar edhe banesa në zonë.

Sipas raportimeve nga terreni, flakët janë përhapur në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi, ndërsa situata është rënduar më tej nga era që po favorizon zgjerimin e vatrës së zjarrit.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, por ndërhyrja po vështirësohet ndjeshëm për shkak të terrenit të vështirë, ku mjetet zjarrfikëse nuk mund të depërtojnë në disa zona. Për këtë arsye, efektivët po përdorin edhe mjete rrethanore për të frenuar përhapjen e zjarrit.

Autoritetet vijojnë punën në terren për të shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve drejt zonave të banuara.Versus.al

Poll