Partia e re opozitare, “Lëvizja Bashkë” zhvilloi të dielën kongresin e saj të tretë ku delegatët nga strukturat në Shqipëri e diasporë miratuan një sërë ndryshimesh në statut.
Gjithashtu Arlind Qori u rizgjodh në krye të Lëvizjes Bashkë duke marrë kështu mandatin e ri si kryetar. Por pasi falenderoi të gjithë votuesit për mbështetjen duke e votëbesuar sërish, Qori dha disa njoftime.
Ai tha se kurdo që të mbahen zgjedhjet, ai si kryetar i kësaj force politike nuk do të jetë i renditur i pari në listat e kandidatëve. Ndërsa bëri me dije gjithashtu se në zgjedhjet e vitit 2029, ai nuk do të kandidojë më për postin e kreut të partisë duke argumentuar se 8 vite janë të mjaftueshme për të shprehur aftësitë në krye të një force politike. Qëndrime të tilla janë risi në një skenë politike si ajo e Shqipërisë. Versus.al

