Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi gjatë pranisë së tij në Korçë, u pyet nga gazetarët lidhur me protestat masive që kanë përfshirë vendin ku mes thirrjeve dëgjohen “Rama n’burg, Berisha n’burg”.
I pyetur për këtë fakt, Boçi tha se kur bëhet fjalë për thirrjet për burgosjen e Berishës, kanë dorë faktorë të tjerë të cilët sipas tij bëjnë rolin e opozitës të opozitës.
"Tani këtë e kemi sqaruar dhe është e qartë; lufta ndaj opozitës përgjatë shumë viteve ka qenë dhe në formën e bërjes opozitë ndaj opozitës, ndaj PD. Partia Demokratike është sulmuar në forma juridike, politike, zgjedhore dhe këto forma janë kaq të lehta.
Ka rryma aty brenda që duan të përfitojnë kapital politik dhe të marrin autoritetin e opozitës. Dhe gjejnë këtë formë për të lëshuar ndonjë thirrje, ndonjë parullë. Që nuk na afekton, e rëndësishme është që të gjithë qytetarët janë aty për largimin e qeverisë", u shpreh Boçi. Versus.al

