
Gazetari Osman Stafa dhe Kristina Belba kanë kurorëzuar fejesën e tyre në një ambient buzë detit, mbrëmjen e djeshme.
Të dashuruarit kanë ndarë në rrjetet sociale momente nga ceremonia e fejesës ku Kristina i ka thënë “po” propozimit të Osmanit, me të cilin ndan jo vetëm jetën private por dhe personale, pasi punojnë të dy në të njëjtën redaksi lajmesh, në NeWs24.
Ka qenë vetë çifti që pak ditë më parë njoftoi se do të kurorëzonin fejesën në fund të muajit qershor teksa kolegët e të njohurit e kanë uruar Osmanin e Kristinën për një jetë të lumtur së bashku.
View this post on Instagram

