MAGAZINË /

VIDEO/ Vapa "çmend" francezët, qytetarët "mësyjnë" në dyqane për të blerë ventilatorë e kondicionerë

Arsyeja e nxitimit ka qenë frika se pajisjet ftohëse do të mbaronin shpejt, për shkak të temperaturave ekstreme që kanë përfshirë vendin

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Vapa "çmend" francezët, qytetarët

Vala e të nxehtit që ka përfshirë aktualisht Francë ka shkaktuar skena të pazakonta në qytetin Chambéry, ku dhjetëra qytetarë janë dyndur në një dyqan menjëherë pas hapjes së dyerve për të blerë kondicionerë.

Sipas raportimeve, arsyeja e nxitimit masiv ka qenë frika se pajisjet ftohëse do të mbaronin shpejt, për shkak të temperaturave ekstreme që kanë përfshirë vendin.

Në pak çaste, situata brenda dyqanit është tensionuar, me shtyrje dhe lëvizje të shpejta mes rafteve, ndërsa klientët janë përpjekur të siguronin sa më shpejt produktet e mbetura në stok.

Stafi i dyqanit është përballur me vështirësi në menaxhimin e fluksit të madh të qytetarëve, në një situatë që pasqyron presionin e krijuar nga vala e të nxehtit dhe kërkesa e lartë për pajisje ftohëse.

VIDEO/ Vapa "çmend" francezët, qytetarët VIDEO/ Vapa "çmend" francezët, qytetarët  

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by newsmondo.it (@newsmondo.it)

Poll