AKTUALITET /

Mashtrimet me mesazhe për gjoba trafiku, Autoriteti për Sigurinë kibernetike apel qytetarëve të kenë kujdes

Shkruar nga Versus

Mashtrimet me mesazhe për gjoba trafiku, Autoriteti për Sigurinë

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike AKSK ka paralajmëruar qytetarët për qarkullimin e mesazheve mashtruese që paraqiten si njoftime zyrtare nga Policia Rrugore për shkelje të pretenduara të rregullave të qarkullimit dhe pagesa gjobash.

Sipas AKSK-së, këto mesazhe dërgohen nga numra të huaj dhe përmbajnë lidhje të dyshimta, afate të shkurtra për pagesë, si dhe paralajmërime për masa administrative në rast mospagese. Në disa raste, ato shoqërohen edhe me “ulje gjobe”, me qëllim krijimin e ndjenjës së urgjencës tek qytetarët.

Autoriteti thekson se qëllimi i këtyre skemave është mashtrimi i përdoruesve për t’i shtyrë të klikojnë në faqe të rreme dhe për të dhënë të dhëna personale apo financiare.

AKSK u bën thirrje qytetarëve të mos klikojnë në asnjë link të dyshimtë, të mos japin të dhëna personale dhe të verifikojnë çdo njoftim vetëm përmes kanaleve zyrtare të institucioneve përkatëse.

Gjithashtu rekomandohet bllokimi i numrave dërgues dhe raportimi i mesazheve si spam, ndërsa në rast se janë dhënë të dhëna bankare, qytetarët këshillohen të kontaktojnë menjëherë bankën për të marrë masat e nevojshme.

AKSK rikujton se institucionet publike nuk kërkojnë kurrë pagesa, kode sigurie apo të dhëna bankare përmes mesazheve të dërguara nga burime të panjohura.Versus.al

Poll