AKTUALITET /

Plazhet publike me pagesë, ministri Gonxhja: Ka kosto mirëmbajtja

Pas mbledhjes së Qeverisë, Gonxhja sqaroi se tarifat ndryshojnë në varësi të zonave dhe shërbimeve të ofruara, ku në disa bashki çmimet variojnë edhe rreth 700 lekë

Shkruar nga Versus

Plazhet publike me pagesë, ministri Gonxhja: Ka kosto mirëmbajtja

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja ka deklaruar se disa plazhe publike në vend janë tarifuar deri në 1000 lekë, si pjesë e modelit të ri të menaxhimit të stacioneve të plazheve.

Pas mbledhjes së Qeverisë, Gonxhja sqaroi se tarifat ndryshojnë në varësi të zonave dhe shërbimeve të ofruara, ku në disa bashki çmimet variojnë edhe rreth 700 lekë.

Sipas tij, kjo qasje lidhet me kostot e mirëmbajtjes së plazheve, veçanërisht në zonat me fluks të lartë vizitorësh si Ksamil dhe destinacione të tjera në jug të vendit.

Ministri theksoi se këtë vit është aplikuar një model i ri menaxhimi për stacionet e plazheve publike, përmes njësive të vetëqeverisjes vendore, me synim rregullimin e çmimeve dhe përmirësimin e shërbimeve.

Ai shtoi se krahas plazheve të virgjëra, janë krijuar edhe hapësira të menaxhuara ku ofrohen shërbime si çadra, shezlongë dhe dushe, në varësi të kërkesës dhe kushteve lokale.Versus.al

Poll