AKTUALITET /

“Lashë të ardhmen time për të punuar në Mirditë”, ish-deputetja Gerta Loku “shpërthen” në lot: Kam frikë se tokën do ma marrin rusët!

Mes lotësh, fermerja tha se zgjodhi të jetojë në fshat për të punuar në tokat e gjyshërve por me ligjin që pritet të miratohet, ndjehet e frikësuar se tokat e saj nuk do t’i ketë më.

Shkruar nga Versus

“Lashë të ardhmen time për të punuar në

Në protestën e sotme para Kryeministrisë, e cila ka hyrë në ditën e 27-të e mori fjalën dhe Gerta Loku, ish-deputetja nga Mirdita.

Mes lotësh, fermerja tha se zgjodhi të jetojë në fshat për të punuar në tokat e gjyshërve por me ligjin që pritet të miratohet, ndjehet e frikësuar se tokat e saj nuk do t’i ketë më.

“Sot e mora vesh që dy arat që kam afër me stallat mund të mi blejë ndonjë rus, serb apo Iranian e mund ti blejë, unë nuk i blej dot”, tha fermerja.

Më tej ajo renditi disa nga problemet kryesore sipas saj që vuan vendi, si shëndetësia, arsimi dhe siguria ushqimore, për të cilat ajo ftoi shqiptarët t’i bashkohen protestës.

“Kush prej jush nuk ka qenë në spital dhe nuk është ndjerë i poshtëruar, kush prej jush ka qenë në doganë e nuk është ndjerë i poshtëruar, kush prej jush i është drejtuar administratës dhe është ndjerë i poshtëruar.

Adminitrata drejtohet nga militant partie. Ajo duhet e politizuar. Është e pamundur, injorantët po udhëheqin Mirditën, dhe po udhëheqin Shqipërinë. Ne jemi këtu kundër të gjithë atuyreqë jnë ulur në karrige, për atanëna që puthin telefonin. Të thashë para 7-8 vitesh eja në fshat. Por ti nuk erdhe, mi hoqi dhe ata fshatarë që kisha. Si presim ne turizmin me pulat e Brazilit, na kanë helmuar arsimin dhe shëndetësinë.

Kam lënë të ardhmen time për me ardh në Mirditë në tokat e gjyshit tim, kam ardh që fëmijët e mi të rriten me gjyshër e gjyshe.

Unë jam e para dua të shkoj në Evropë, në ato rrugë që nuk po shtrohen kurrë, me shkollat e braktisura, ne e duam më shumë se ti Evropën.

Deputetët jetojnë në resorte ne hamë bukë me miell serb”, tha Gerta Loku.Versus.al

Poll