AKTUALITET /

EMRAT/ Tokat në Zvërnec, SPAK kontroll te zyrtarët e Hipotekës së Vlorës

Sipas burimeve, hetuesit e SPAK kanë ushtruar kontrolle ndaj katër zyrtarëve të Hipotekës së Vlorës, të identifikuar si Rembrand Dine, Vanessa Bylo, Ergyst Skenderi dhe Reinard Metaj

Shkruar nga Versus

EMRAT/ Tokat në Zvërnec, SPAK kontroll te zyrtarët e

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zhvilluar një aksion në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Vlorë, në kuadër të hetimeve për çështjen e pronave në zonën e mbrojtur të Zvërnecit.

Sipas burimeve, hetuesit e SPAK kanë ushtruar kontrolle ndaj katër zyrtarëve të Hipotekës së Vlorës, të identifikuar si Rembrand Dine, Vanessa Bylo, Ergyst Skenderi dhe Reinard Metaj

Veprimet hetimore lidhen me dyshimet për procedurat e administrimit dhe regjistrimit të pronave në Zvërnec, një zonë që prej kohësh është në qendër të vëmendjes për shkak të transaksioneve të tokave dhe projekteve të zhvillimit turistik.

Hetimi i SPAK synon të verifikojë mënyrën e përfitimit të sipërfaqeve të tokës në zonën e mbrojtur të Zvërnecit nga individë dhe kompani të ndryshme, si edhe procedurat e ndjekura për regjistrimin e tyre. Në fokus të verifikimeve është gjithashtu edhe projekti për ndërtimin e resorteve turistike në këtë zonë, i promovuar si një investim i lidhur me dhëndrin e presidentit amerikan, Jared Kushner.

Deri në këtë fazë, SPAK nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për operacionin dhe nuk janë bërë publike detaje mbi veprat penale për të cilat po zhvillohen hetimet. Megjithatë, kontrollet e kryera në Hipotekën e Vlorës konsiderohen pjesë e veprimeve për mbledhjen e provave në dosjen që lidhet me tokat e Zvërnecit.Versus.al

Poll