
Të shtëna me armë janë raportuar në Kamëz sipas një telefonate në sallën operative.
Mësohet se policia nga komisariati 5 është nisur drejt vendngjarjes.
Burime bëjnë me dije se është shoqëruar një person në zonën e Babrrusë, i cili ka dalë i armatosur në rrugë me një kallashnikov, duke krijuar frikë dhe pasiguri mes qytetarëve.
Nuk është ende e konfirmuar nëse ai ka qëlluar me armë.
Fatmirësisht, deri tani nuk raportohet për persona të lënduar. Policia ka ndërhyrë në kohë dhe ka neutralizuar e arrestuar personin e dyshuar.Versus.al

