
Një incident i pazakontë është regjistruar në qytetin polak Wrocław, ku një rrufe ka goditur Shatërvanin Multimedial, duke shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në sistemin e tij teknik.
Pas ngjarjes, autoritetet lokale kanë njoftuar se shatërvani ka pësuar një defekt dhe se shfaqjet speciale janë pezulluar deri në një njoftim të dytë. Gjithashtu, edhe programi i shfaqjeve gjatë ditës dhe mbrëmjes do të zhvillohet me kufizime.
Bashkia e qytetit ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët dhe turistët, duke bërë të ditur se ekipet teknike po punojnë për riparimin e dëmit dhe rikthimin e funksionimit normal të shatërvanit.
Shatërvani ndodhet në kompleksin historik të Hala Stulecia, një monument i mbrojtur nga UNESCO që prej vitit 2006.Versus.al
View this post on Instagram

