
Qeveria ka vendosur indeksimin e pensioneve me 2.7%, një masë që hyn në fuqi nga data 1 korrik dhe prek rreth 900 mijë përfitues në të gjithë vendin.
Vendimi u bë i ditur pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ku ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj njoftoi se rritja përfshin pensionet e pleqërisë, pensionet e veçanta dhe përfitimet e barrëlindjes.
Sipas saj, indeksimi është pjesë e mekanizmit të përshtatjes me inflacionin dhe synon të lehtësojë ndikimin e rritjes së kostos së jetesës për pensionistët dhe kategoritë përfituese.
Ministrja theksoi se kjo masë rikthen funksionimin normal të skemës së indeksimit, pas periudhës së krizës energjetike, kur pensionet u indeksuan disa herë brenda vitit.
Nga 1 korriku, të gjithë përfituesit do të përfitojnë rritjen e re prej 2.7%, sipas vendimit të qeverisë.
“Unë dua ta filloj me një vendim i cili lidhet me pensionistët, ne sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, miratuam indeksimin e pensioneve, për vitin 2026 është një vendim i cili dalë nga dalë po rikthehet në shtratin që ka pasur. Neve gjatë vitit 2022 gjatë krizës energjitike, duke qenë se indeksuam dy herë pensionet, edhe në prill dhe në tetor, kushte mbetur në muajin tetor dhe ishte ndohte gjithmonë në atë muaj. Që prej këtij viti që nga data 1 Korrik, ne do të indeksojmë pensionet me 2.7 %, pra të gjitha pensionet e pleqërisë, por edhe pensionet e vecanta apo përfitimet e barrëlindjeve, janë rreth 900 mijë përfitues, të cilët nga data 1 korrik do të kenë të indeksuar aplikimin me 2.7%”, u shpreh Ibrahimaj ndër të tjera.Versus.al
Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%
Miratohet modeli i ri i orientimit në kufijtë shqiptarë

