POLITIKË /

Rama i akordon medaljen e artë ish-presidentit francez: Hollande forcoi marrëdhëniet mes 2 vendeve

Shkruar nga Versus

Rama i akordon medaljen e artë ish-presidentit francez: Hollande forcoi

Kryeministri Edi Rama mirëpriti sot ish-presidentin e Francës, François Hollande të cilit i akordoi medaljen e artë të Mirënjohjes Publike.

Ai vlerësoi mbështetjen e Hollande për promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe për rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Europian.

“Kënaqësi dhe privilegj të mirëprisja Presidentin e Francës, François Hollande. Në shenjë mirënjohjeje për miqësinë, mbështetjen dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës, pata nderin t’i akordoj Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike.

Vlerësim edhe për mbështetjen e tij të vazhdueshme në promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, për inkurajimin e rrugëtimit tonë europian dhe për besimin se vendi ynë ka një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në një Evropë të bashkuar”- shkruan Rama. Versus.al

Poll