POLITIKË /

“Protesta nuk është rrezik, por mesazh”, Agron Duka mesazh Ramës: Dëgjojini qytetarët!

Duka thekson se protestuesit përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të shoqërisë shqiptare dhe nuk duhet të etiketohen si kundërshtarë politikë apo të trajtohen me përçmim.

Shkruar nga Versus

“Protesta nuk është rrezik, por mesazh”, Agron Duka mesazh

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Partia Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestat që po zhvillohen prej 26 ditësh në Tiranë, duke i bërë thirrje klasës politike, veçanërisht socialistëve, që të reflektojnë dhe të dëgjojnë kërkesat e qytetarëve.

Në një postim të gjatë në Facebook, Duka thekson se protestuesit përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të shoqërisë shqiptare dhe nuk duhet të etiketohen si kundërshtarë politikë apo të trajtohen me përçmim.

Ai shprehet se detyra e politikës nuk është të krijojë “armiq”, por të kuptojë mesazhin që qytetarët po përcjellin përmes protestave, duke theksuar se reagimi ndaj tyre nuk duhet të jetë mbyllje apo arrogancë.

Sipas Dukës, rreziku më i madh nuk është vetë protesta, por mosdëgjimi i institucioneve ndaj zërit të qytetarëve, gjë që mund të thellojë krizën e besimit ndaj politikës dhe shtetit.

“Në shesh dalin të rinj, prindër, profesionistë dhe qytetarë të lirë që nuk kërkojnë hakmarrje, por llogari dhe përfaqësim,” shkruan ai, duke theksuar se këta qytetarë nuk duhet të trajtohen si kërcënim, por si sinjal për ndryshim.

Duka kritikon gjithashtu tendencën për të etiketuar çdo zë kritik si armik politik, duke e cilësuar këtë qasje si të rrezikshme për demokracinë dhe stabilitetin institucional.

Në përfundim, ai apelon për një politikë më të hapur dhe përfaqësuese, duke theksuar se institucionet duhet të dëgjojnë qytetarët dhe partitë politike duhet të shmangin arrogancën ndaj kritikave.

“Dëgjojini qytetarët sot, nesër mund të jetë vonë,” përfundon reagimi i tij.

Poll