AKTUALITET /

Dosja e lobimit të LSI-së, Meta kërkon letërporosi në SHBA

Në kërkesën e depozituar në gjykatë, Meta kërkon sigurimin e dokumentacionit të plotë që lidhet me kontratën e lobimit të vitit 2016 mes LSI-së dhe kompanisë amerikane GSIS, përfshirë kontratën origjinale, ndryshimet e saj, faturat, pagesat dhe aktet e përfaqësimit.

Shkruar nga Versus

Dosja e lobimit të LSI-së, Meta kërkon letërporosi në

Kreu i Partisë së Lirisë Partia e Lirisë, Ilir Meta, ka paraqitur një kërkesë në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), ku kërkon që për çështjen e lobimit të LSI-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të dërgohet letërporosi drejtpërdrejt në Departamentin amerikan të Drejtësisë.

Në kërkesën e depozituar në gjykatë, Meta kërkon sigurimin e dokumentacionit të plotë që lidhet me kontratën e lobimit të vitit 2016 mes LSI-së dhe kompanisë amerikane GSIS, përfshirë kontratën origjinale, ndryshimet e saj, faturat, pagesat dhe aktet e përfaqësimit.

Ai kërkon gjithashtu të merren të dhëna bankare dhe dokumente financiare që lidhen me zbatimin e marrëveshjes, si dhe informacion mbi çdo transaksion të kryer në kuadër të saj, përfshirë edhe shtetasin Adrian Shatku.

Sipas Metës, këto dokumente janë të nevojshme për të provuar pafajësinë e tij në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme.

Ai thekson se kërkesa për letërporosi duhet të trajtohet me urgjencë, duke argumentuar se çështja lidhet drejtpërdrejt me të drejtën e mbrojtjes dhe lirinë e tij personale, pasi ndodhet në paraburgim prej më shumë se 20 muajsh.

Çështja e lobimit të LSI-së në SHBA është një nga dosjet që po shqyrtohet nga GJKKO, ndërsa Meta vijon të kundërshtojë akuzat, duke i cilësuar ato të pabazuara.Versus.al

Poll