AKTUALITET /

Policia procedon 11 protestues, mes tyre dhe Dritan Goxhaj. Shkak pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit në Tiranë

Të proceduarit akuzohen për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, ndërsa hetimet ndaj tyre po vijojnë në gjendje të lirë.

Shkruar nga Versus

Policia procedon 11 protestues, mes tyre dhe Dritan Goxhaj. Shkak pengimi i

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 11 shtetas në lidhje me tubimet e zhvilluara më 22 dhe 23 qershor 2026 në kryeqytet, të dyshuar për veprime që kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit.

Mes personave të vënë nën hetim është dhe Dritan Goxhaj, i cili ka udhëhequr turmën jashtë perimetrit të njoftuar për zhvillimin e tubimit.

Sipas njoftimit zyrtar, veprimet procedurale janë kryer nga strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas identifikimit të personave të përfshirë në organizimin dhe zhvillimin e tubimeve në disa zona të Tiranës.

Të proceduarit akuzohen për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, ndërsa hetimet ndaj tyre po vijojnë në gjendje të lirë.

Sipas policisë, dyshohet se këta shtetas kanë orientuar tubimin në zona të ndryshme nga ato të njoftuara më parë, përfshirë kryqëzimin “Urani Pano” me bulevardin “Zogu I”, kryqëzimin “Ibrahim Rugova” me Rrugën e Kavajës dhe kryqëzimin “Ibrahim Rugova” me bulevardin “Gjergj Fishta”.

Autoritetet theksojnë se si pasojë e këtyre veprimeve është vështirësuar lëvizja e automjeteve dhe qytetarëve në disa akse me fluks të lartë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.Versus.al

Poll