AKTUALITET /

Alarmi për tharjen e llixhave të Bënjës, reagon Agjencia e Zonave të Mbrojtura: Ndërhyrjet po bëhen në harmoni me natyrën

AKZM bën me dije se projekti “Bënja – Destinacion Ndërkombëtar Turistik” po vijon sipas planit, me synim përmirësimin e infrastrukturës turistike dhe organizimin e shërbimeve për vizitorët, duke ruajtur njëkohësisht vlerat natyrore të zonës.

Shkruar nga Versus

Alarmi për tharjen e llixhave të Bënjës, reagon Agjencia e

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) ka reaguar pas shqetësimeve dhe raportimeve të fundit lidhur me gjendjen e llixhave të Bënjës, duke sqaruar se zona ndodhet ende në proces rehabilitimi dhe se punimet nuk kanë përfunduar.

Në një njoftim zyrtar, AKZM bën me dije se projekti “Bënja – Destinacion Ndërkombëtar Turistik” po vijon sipas planit, me synim përmirësimin e infrastrukturës turistike dhe organizimin e shërbimeve për vizitorët, duke ruajtur njëkohësisht vlerat natyrore të zonës.

Sipas agjencisë, pamjet që janë publikuar së fundmi dhe që kanë nxitur debate mbi gjendjen e llixhave pasqyrojnë vetëm faza të përkohshme të ndërhyrjeve dhe jo rezultatin final të projektit.

“Është e rëndësishme të theksohet se zona ndodhet aktualisht në proces rehabilitimi dhe punimet nuk kanë përfunduar ende. Pamjet e publikuara së fundmi paraqesin momente të përkohshme të procesit të ndërhyrjeve dhe jo gjendjen përfundimtare që do të marrë destinacioni pas përfundimit të projektit”, thuhet në reagimin e AKZM-së.

Institucioni nënvizon se interesi për Bënjën mbetet i lartë edhe gjatë zhvillimit të punimeve. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2025 zona është vizituar nga 103.761 turistë vendas dhe të huaj.

AKZM thekson se ndërhyrjet po realizohen në harmoni me natyrën dhe pa cenuar përvojën e vizitorëve, të cilët vijojnë të frekuentojnë banjat termale dhe atraksionet e tjera të zonës.

“Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura vijon të monitorojë nga afër punimet për të garantuar ruajtjen e vlerave natyrore të Bënjës dhe zhvillimin e saj si një destinacion model të turizmit të qëndrueshëm”, përfundon reagimi.Versus.al

Poll