AKTUALITET /

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, policia në vendngjarje

Sipas burimeve paraprake nga Shkodra, të shtënat me armë janë regjistruar në zonën e njohur si ish-Fabrika e Miellit, por fatmirësisht deri tani nuk raportohet për persona të lënduar apo për viktima

Shkruar nga Versus

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, policia në

Mbrëmjen e sotme raportohet për të shtëna me armë zjarri në Shkodër.

Mësohet se shërbimet e Policisë së Shkodrës dhe ato të emergjencave, janë nisur drejt vendit ku është shtënë me armë.

Sipas burimeve paraprake nga Shkodra, të shtënat me armë janë regjistruar në zonën e njohur si ish-Fabrika e Miellit, por fatmirësisht deri tani nuk raportohet për persona të lënduar apo për viktima.

Dyshimet janë se është qëlluar me armë zjarri në ajër për shkak të ndonjë konflikti të çastit apo për motive banale.Versus.al

Poll