AKTUALITET /

Protestat ndezin debat në Këshillin Bashkiak të Tiranës, përjashtohet anëtarja e Lëvizjes “Bashkë”

Gjatë diskutimeve, anëtarja e Lëvizjes “Bashkë”, Mirela Ruko, kritikoi mënyrën e administrimit të qytetit dhe kërkoi që këshilli të diskutojë mbi arsyet e protestave dhe problematikat që sipas saj shqetësojnë qytetarët

Shkruar nga Versus

Protestat ndezin debat në Këshillin Bashkiak të Tiranës,

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës është shoqëruar me debate të forta, ku në fokus kanë qenë protestat që prej disa javësh zhvillohen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Përfaqësues të opozitës kërkuan që çështja e protestave të përfshihej në rendin e ditës, duke argumentuar se ato pasqyrojnë shqetësime reale të qytetarëve të Tiranës.

Gjatë diskutimeve, anëtarja e Lëvizjes “Bashkë”, Mirela Ruko, kritikoi mënyrën e administrimit të qytetit dhe kërkoi që këshilli të diskutojë mbi arsyet e protestave dhe problematikat që sipas saj shqetësojnë qytetarët.

Fjala e saj u shoqërua me replika nga anëtarë të tjerë të këshillit, duke çuar në tensione dhe ndërprerje të përkohshme të mbledhjes.

Pas disa paralajmërimeve për respektimin e rendit të seancës, kryetarja në detyrë e bashkisë, Anuela Ristani, vendosi përjashtimin nga salla të anëtares Mirela Ruko.

Pas këtij vendimi, mbledhja vijoi normalisht me shqyrtimin e rendit të ditës dhe në fund u miratuan të gjitha projektvendimet e parashikuara.Versus.al

Poll